Nga sot mbyllen sportelet fizike të Kadastrës, çdo shërbim do të jetë online

Nga sot, sportelet fizike të Kadastrës do të mbyllen. Të gjitha shërbimet do të kalojnë online.

Siç ka deklaruar kryeministri, “Ditën e hënë, në datën 3 korrik, Kadastra nuk është më e aksesueshme për publikun dhe për askënd tjetër.”

“Nga e hëna në 3 korrik, askush nga ju nuk mund të bëjë asgjë në Kadastër. Dhe do t’ju ftoja ta provonit dhe të shikoni që nuk do arrini të bëni dot gjë.

Pse? Sepse askush brenda në Kadastër nuk do mundet dot t’ju përgjigjet, edhe sikur të dojë. Asnjë nga kushërinjtë që keni futur në Kadastër. Asnjë nga miqtë e miqve që keni futur në Kadastër”, tha Rama disa ditë më parë.

Nga ky revolucion digjital do të ketë shumë dorëheqje nga puna, deklaroi kryeministri Rama, ndërsa shtoi se ata që do të mbeten do të trajnohen. Gjithashtu ai paralajmëroi rritje të konsiderueshme pagash.

 

 


Shtuar 3.07.2023 09:25