Një u mbyll e të tjerë u gjobitën, informaliteti godet clubet e mëdha në Tiranë
Një aksion i grupeve të organeve fiskale ka bërë një kontroll të befasishëm në disa nga lokalet më të preferuar ë Tiranë.

Madje një prej tyre, i cili njihet si një ndër clubet më të frekuentuar të jetës së natës në zonën e ish-bllokut, "The Code" është mbyllur ndërsa dy clube të tjera të njohura janë gjobitur.

Për moslëshim kuponi dhe punëtorë të padeklaruar është gjobitur Loli Pop dhe një tjetër Club.

Lajmin e ka bërë publik zv.kryeministri Erion Braçe, ku thotë se dje grupet e organeve fiskale kontrolluan klubet e mëdha në Tiranë. The Code u mbyll pasi u gjet në shkelje të përsëritur të mos lëshimit të kuponëve tatimorë, dhe me punëtorë në "të zezë".

"Lolli Pop pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumentimit të transaksioneve përmes kuponit tatimor si dhe me dy punëtorë në të zezë, të pa deklaruar

The Code pas kontrollit u gjet me shkeljen e përsëritur të mos dokumentimit të transaksioneve përmes kuponit tatimor si dhe një punëtor në të zezë, të padeklaruar. The Code për këto shkelje u mbyll dhe punonjësit e organeve fiskale vendosën masën e bllokimit të aktivitetit."-hskruan Braçe./albeu.com/
Shtuar më 19/10/2019, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori