Banori më i ri i BBV, por a e mori Sabiani “bekimin” e bashkëshortes (FOTO LAJM)

Sabiani u fut sonte në “Big Brother VIP” si një surprizë për të bijën, ku njëkohësisht “i tërohqi veshin” për lidhjen me Kristin, për të cilën ka deklaruar se është kundër.

Por teksa babë e bijë ishin mes lotësh, Arbana komunikoi lajmin se Sabiani është banori më i ri i “Big Brother VIP”.
Ky lajm ka befasuar Keisin dhe gjithë banorët, por padyshim më shumë nga të gjithë, Kristin i cili me siguri e merr mendja se ç’e pret duke e ditur çfarë ka lënë jashtë.

Ndërkohë nuk ka munguar reagimi i bashkëshortes së Sabianit e cila i jep “bekimin” e saj partnerit. Arnisa gjithashtu ka treguar se është “fanse” e Keisit. /albeu.com/