“Ballkani i Hapur ka rijetësuar Procesin e Berlinit”, Rama: E shkuara nuk rregullohet me rajon të vërenjtur

“Ballkani i Hapur ka rijetësuar procesin e Berlinit”, u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologun malazez, Dritan Abazoviç.

Sipas Ramës nisma e Ballknait të Hapur i ka dhënë kuptim procesit të Berlinit.

“Mos kërkoni asnjë dorë të fshehtë pas Ballkanit të Hapur, as kinez, as rusë, as marsianë, as gjermanë. Është një nisëm e jona për të jetësuar, implementuar dhe zbatuar parimet dhe objektivat e procesit të Berlinit. Po e mbyll duke dhënë një shembull, kur ishim në samitin e Berlinit, që ne e vlerësojnë shumë. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut rifirmosën gjëra që i kishin firmosur më përpara. Nuk pashë asnjë marrëveshje që s’e kishim firmosur më parë në Ballkanin e hapur. Është thjesht kalimi nga një ditë kur vjen kancelari, vijnë të gjithë të tjerët dhe bëhet një diskutim mbi ku jemi dhe ku duam të shkojmë”, tha Rama.

Pas ceremonisë së firmosjes së marrëveshjeve mes dy qeverive, Kryeministri Rama dhe homologu malazez Dritan

Abazoviç kanë dalë në konferencë për mediat.
Të dy Kryeministrat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, me mikpritësin që i konsideroi shembull, ndërkohë që Rama tha se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë sesa fqinj.