U dhunua nga policët në burgun grek, shqiptari apelon për drejtësi: Jeta ime është në rrezik

Sajmir Zefi, i burgosuri shqiptar që u dhunua nga katër policë në Greqi ka rrëfyer miomentet e tmerrit që ka përjetuar nga dhuna barbare ndaj tij nga efektivët grekë.

Zefi është dhunuar nga policët në “automjetin burg” teksa po transferohej nga Selaniku drejt burgut të sigurisë së lartë të Koridhalosit në Athinë.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Zefi është shprehur se është dhunuar barbrarisht dhe është ofenduar rëndë nga efektivët.

“Më ofendonin nga shtëpia, familja, racizëm. Nuk mund t’i them në publik. Janë shumë të këqija ato që më thoshin”.

Në një nga rastet, tha Zefi, policët e kanë dhunuar në sy të familjarëve.

“Jam dhunuar në sy të mamit, babait dhe motrës. Polici i tha mamit do ta marrësh me arkivol djalin”.

Përveçse thotë se është dhunuar për shkak të racizmit, ai shprehet se nuk e ka idenë pse policët e kanë marrë kaq inat. “Nuk e di pse ndodhën kaq keq gjërat”, shtoi 33-vjeçari.

Ndërkaq kujtojmë se katër efektivët grekë që torturuan shqiptarin e burgosur në Greqi janë liruar nga burgu. Ndëshkimi i tyre zgjati vetëm dy ditë, pasi ditën e djeshme ata kërkuan falje para hetuesve.

Katër policët u akuzuan për torturë dhe fyerje të tjera të dinjitetit njerëzor me bashkëpunim” ndaj të burgosurit shqiptar, Saimir Zefi.

Zefi apelon për drejtësi:

“Prokuroria i ka liruar policët pa kusht. Unë kërkoj të drejtat e mia. Kam dy fëmijë këtu në Greqi dhe nuk dua që fëmijët e mi t’i shohin këto gjëra. Jeta ime është në rrezik sepse çështja ka marrë shumë hapësirë këtu në Greqi”./albeu.com/