Bjellorusia do fillojë kastrimin kimik të pedofilëve

Bjellorusia po përgatitet të prezantojë ndryshime në kodin penal të vendit për të kastruar kimikisht pedofilët e dënuar.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme, Anzhelika Kurchak, tha në Telegram se janë përgatitur ndryshime në kodin penal të vendit, të cilat përcaktojnë se, krahas dënimit për një krim, një vendim gjyqësor parashikon “trajtim të detyrueshëm të personave që vuajnë nga pedofilia”.

Ministria e Shëndetësisë, tha Kurchak, ka “zhvilluar dhe miratuar një protokoll klinik që përmban një algoritëm për trajtimin e pedofilisë, duke përfshirë përdorimin e kastrimit kimik”.

Ajo tha se nisma e Prokurorisë së Përgjithshme është mbështetur nga presidenti Aleksandër Lukashenko./Albeu.com/


Shtuar 22.06.2023 10:21