Shembja e pallatit Francë, gjenden 2 trupa të pajetë nën rrënoja

Zhvillime të reja vijnë nga tragjedia në Francë, ku një ndërtesë u shemb pas një shpërthimi në qytetin e Marsejës.

BBC bën me dije se ekipet shpëtuse kanë gjetur 2 trupa të pajetë nën rrënojat e ndërtesës katërkatëshe të rrafshuar.

Autoritetet lokale njoftojnë se gjashtë persona mbeten ende të zhdukur dhe se përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë.

Shpërthimi ndodhi në lagjen La Plaine në orën 00:49 me orën lokale të së dielës.

Shkaku mbetet i paqartë, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e rrjedhjes së gazit.

Flakët e vazhdueshme dhe frika për shembje të mëtejshme i penguan ekipet e shpëtimit që të kërkonin për viktima rreth 15 orë pas shpërthimit. .

“Ne nuk mund të ndërhyjmë sipas procedurës së zakonshme,” tha zoti Darmanin duke folur pranë vendit ku ndodhi ngjarja, rreth 11 orë pasi ndërtesa pesëkatëshe u shemb pak para orës 1 të mëngjesit.

Ai tha se zjarri ka shpërthyer shumë pranë rrënojave dhe se si uji ashtu edhe shkuma që përdoren për shuarjen e zjarrit paraqesin rrezik për mbijetesën e viktimave../albeu.com/ 


Shtuar 10.04.2023 09:04