Pedagogia këshillon të rinjtë: Mos bëni vetëm një punë, hapni biznese

A ofron Shqipëria mundësi të mira që të rinjtë të ndërtojnë jetën e tyre në Atdhe, pa emigruar jashtë vendit?

Në lidhje me këtë çështje foli për Eoronews Albania, pedagogia Nora Malaj. Ajo dha disa këshilla për të rinjtë e të rejat e Shqipërisë, duke u sugjeuar se paralelisht me punën ata duhet të hapin edhe një biznes rreth të 30-ave për të patur të ardhura mjaftueshëm.

Pedagogia tha se një i ri nuk mund të fillojë të punojë direkt me 3 mijë euro, pasi kjo është e pamundur për realitetin.
Ajo tha se mësuesia është një degë shumë e mirë, ku paga minimale është 520 mijë lekë në muaj dhe vjen duke u rritur duke pasur parasysh eksperiencën, vitet e punës dhe pikët.

“Fillon nga 520 mijë e vazhdon lart, paga bruto. Duhet të kuptojmë një gjë dhe në realitetin me tregun. Një i ri nuk mund të fillojë me 3 mijë euro. Me 800 dhe 900 mund të fillojë. Nëse bëhet një mësues shumë i mirë dhe nëse bën edhe një punë tjetër paralelisht me punën që bën duhet të ndërtosh dhe një biznes tëndin. Duhet që në vitin e 30 tëndin nuk duhet të bësh vetëm një punë, por paralelisht të ndërtosh një biznes tëndin që kur të shkosh në të 60-at ti kesh të sigurta të ardhurat”, tha Nora Malaj./albeu.com/


Shtuar 30.06.2023 08:46