Meta i tërheq "veshin" MJ për situatën në Kakavijë: Gjeni menjëherë zgjidhje
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dënuar ashpër situatën e krijuar në Kakavijë, ku mijëra automjete kanë mbetur në radhë të gjata prej orësh.

Meta i ka bërë thirrje qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëveanën tjetër të kufirit.

“Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës

Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.

I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëveanën tjetër të kufirit.

Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!”, shkruan Meta.

Shtuar më 14/08/2020, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori