Merret vendimi për "Eskobarin" turk, ekstradohet drejt Francës
Gjykata e Tiranës i hap rrugë ekstradimit të Faruk Baybasin drejt Francës, i cili është dënuar me 30 vjet burg.

Faruk Baybesin është i dënuar me 30 vite burg për trafik heroine dhe kërkohet nga gjykata e Loire Atlantique në Francë, që e ka shpallur fajtor për pjesëmarrjen në organizatën kriminale që trafikonte në Evropë heroinë.

Ndërkaq, turku do të ekstradohet tashmë drejt Francës pasi Gjykata e Tiranës miratoi kërkesën e autoriteteve franceze.

Baybesin u arrestua më 18 janar të këtij viti në Tiranë, pasi ishte në kërkim prej vitesh nga Franca për trafikim të lëndëve narkotike. Fakuk Baybesi ishte pjesë e një familjeje mafioze, që disa vite më parë njihej dhe me nofkën “Eskobari i Evropës”.

Në 1994 -1995 Baybesin ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë si anëtar i një bande që vepronte në Francë dhe shtete të tjera në Evropë.

Po ashtu, Faruk ka pranuar që është djali i Mahmud Baybesin, që është një tjetër trafikant i dënuar për trafikun e lëndëve të forta narkotike.

Shtuar më 15/02/2020, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori