Mërkuri në retrogradë, ja çfarë ndodh me secilën shenjë deri në 17 maj

Prapavija e Mërkurit vjen me surpriza të pakëndshme, të cilat do të prekin më së shumti Dashin, Luanin, Akrepin dhe Ujorin, por edhe shenjat e tjera nuk i kursen. Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde nga 21 prilli deri më 17 maj.

Dashi

Nëse ia di vlerën çdo qindarke tani, do të arrish t’i rezistosh prapavijës së Mërkurit. Jo se krejt papritur do t’i shpenzosh të gjitha paratë e tua, por veprimet e pamenduara do të sjellin pasoja të rënda.

Demi

Kujdes me ato që thua Dem, sepse prapavija po ndodh në shenjën tënde. Sigurisht, ti do të kesh më shumë sfida se të gjithë të tjerët, ndaj para se të flasësh, mendohu mirë! Nëse nuk arrin dot ta përballosh një debat, lëre pezull dhe rikthehu kur të jesh më i/e qetë.

Binjakët

Ish-ët mund të të mbushin DM me mesazhe, apo të të shpërthejnë telefonin me telefonata, por kjo s’do të thotë që ti do të tundohesh. Me siguri, situata të vjetra, ende të pashpjeguara do të rikthehen, ndaj përfito nga momenti dhe zgjidhi.

Gaforrja

Mund të kesh ca drama nga ata që shtiren si miq, por në fakt nuk janë, Gaforre. Nëse në grupin tënd shoqëror, dikush po vepron çuditshëm, mos hezito të mbash distancë prej tij/saj. Mund të përfshihesh në ca debate dhe keqkuptime, por me durim, mund të shmangësh një sherr të madh.

Luani

I gjithë presioni që do të përballosh në punë gjatë kësaj periudhe do të thotë shumë për të ardhmen tënde! Bëj më të mirën, mendo jashtë kornizave dhe dorëzo çdo projekt në kohë. Kur e gjitha kjo të mbarojë, shpërblimi do të jetë fantastik!

Virgjëresha

E para, ki parasysh që të kontrollosh mirë gjithçka që dërgon, si dhe biletat e udhëtimit, nëse ke në plan të udhëtosh në javët në vijim. Për pjesën tjetër, je shumë në rregull. 😉

Peshorja

Nëse ke ndonjë borxh të prapambetur, prapavija e Mërkurit të detyron ta paguash, pasi po u soset durimi atyre që ta kanë dhënë borxhin. Por, edhe do të marrësh të ardhura, ndaj llogaria jote, ashtu si shenja që ke, në fund të fundit, do të jetë totalisht e balancuar.

Akrepi

Nëse do të përjetosh drama në jetën tënde sentimentale, fajëso Mërkurin. Shumë ish-a do të jenë vërdallë, ndërsa nëse je single, do të marrësh ca sinjale “as peshk, as mish” nga një partner potencial. Merre me ngadalë! Ti mund t’ia dalësh!

Shigjetari

Ahh, Shigjetar! Si s’na dëgjove njëherë! Mos ndoshta ke shumë zakone të këqija? Rishikoji ato, nxirr mësime, organizohu dhe bëj më të mirën për veten. Fillimisht duket e vështirë, por ia vlen për rezultatin që merr.

Bricjapi

Do të kesh ndoshta prapavijën më të thjeshtë, krahasuar me çdo shenjë tjetër. I gjithë problemi yt do të lidhet me një ish-të vjetër. S’është diçka e keq në fakt. Nëse sheh një mundësi të re me të, mund ta rinisësh lidhjen. Thjesht, merre me ngadalë.

Ujori

Pajisjet elektronike në shtëpi mund të prishen gjatë kësaj periudhe. Nëse mundesh, rregulloji, por nuk të sugjerojmë të blesh të reja, pasi edhe ato mund të qëllojnë me defekt. Mund të kesh drama edhe me personin me të cilin ndan shtëpinë, ose familjarët. Qëndro i/e qetë dhe thjesht përballu se s’ke ç’bën.

Peshqit

Ti ke shumë gjëra në mendje, por sa guxon t’i thuash, s’dalin ashtu siç i kishe menduar? Është Mërkuri që bën lojëra me ty, ndaj gjatë kësaj periudhe duhet të mësosh se sa e rëndësishme është që të mendosh para se të flasësh.


Shtuar 21.04.2023 19:02