Ekzekutohet kryebashkiaku pasi urdhëroi bllokimin e rrugëve si pasojë e pandemisë
Kryetari i qytetit meksikan Mahahauala, Obed Duron Gomez është vrarë nga narko-bandat pasi kishte urdhëruar të bllokohen rrugët që çojnë në qytetin e tij, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gomez, i pari i qytetit Mahahauala, është vrarë teksa po udhëtonte drejt pjesë jugore të Meksikës, më saktësisht në Kintana Ro,

Në momentin e tmerrshëm, ai ishte brenda një minibusi me pasagjerë të tjerë, kur disa persona që ishin në një makinë në lëvizje pranë tyre hapën zjarr.
Shtuar më 09/04/2020, ora 13:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori