Zgjedhjet e 14 majit, Meta: Nga korrupsioni absolut do të shkohet drejt transparencës totale

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,  në një takim me qytetareët në zonën e Ali Demit në Tiranë, është shprehur se në 14 maj qytetarët shqiptarë do të refuzojnë modelin e arrogancës në qeverisjen vendore.

Meta gjithashtu u shpreh se qeveria në bashkëpunim me qeversjen vendore kërkojnë që me mjete kriminale dhe presioni të detyrojnë qytetarët që të pranojnë fatin që u caktojnë të tjerët dhe shtoi se pas 14 majit, do të nisë transparenca dhe llogaridhënia.

“Në 61 bashki, një është. Se këto të tjerat një model janë, modeli i arrogancës. Edhe 14 maji është një refuzim mbarëkombëtar ndaj këtij modeli që i doli nga kontrolli qytetarëve dhe kërkon tani me mjete kriminale, të detyrojë qytetarët përmes presionit që të pranojnë fatin që u caktojnë të tjerët. Kalimi nga një errësirë absolute që është tani Këshilli Bashkiak i Tiranës, nga korrupsion absolut, në transparencë absolute.

Për investimet që do të behen në zonën tuaj, do të vendosni ju. Bashkia dhe Këshilli janë në shërbimin tuaj. Pas këtij hapi koalicioni jonë, që është një koalicion i hekurt, do të shkojmë drejtë organizimit të referendumeve, që është në kushtetutë, por që këta e kanë bllokuar përmes një ligji antikushtetues. Jam shumë i lumtur që ne do të kemi një përfaqësues më shumë për komunitetin tuaj. Nuk janë vetëm mjekët, por është një sistem i tërë që punon.

Ky është doktor Artan Distafa, ose Tan Distafa siç i thërrasim shkurt ne. Ne i kemi personalitete, at ai kanë zyrtarë që të firmosin fët e fët për qindra miliona euro. Ju e keni ndjekur programin e Këlliçit, që është një program që i intereson gjithë qytetarëve të Tiranës. Deri tani ka qenë paguani taksa dhe mos merrni shërbime”, u shpreh Meta.