Me temperaturë dhe me ethe, doktoresha e njohur infektohet me koronavirus?
Mjekët janë ata që aktualisht janë në front të parë të luftës me koronavirusin dhe për këtë arsye ata rrezikohen edhe më shumë.

Mjekja Genta Dedej përmes një statusi në facebook ka denoncuar shërbimet e urgjencës se kanë neglizhuar gjendjen e saj dhe nuk i kanë bërë tamponin pasi ajo prej disa ditësh ka shfaqur shenjat e Koronavirusit.

Sic shkruan mjekja kur ka telefonuar numrin e urgjencës 127 i është thënë se tamponin nuk mund tja bënin pasi nëse nuk ka marrje fryme nuk bëhet.

Statusi i plotë

“Jam me temperature 39.5 grade celcius, me ethe dhe dhimbje trupi. Para 10 ditesh kisha nje kolle te thate dhe dhimbje te lehte te anes se djathte te mushkerise. Njoftova 127, njoftova me mesazhe te verifikuara ate shefin e shkrete te Urgjences “Nderkombetare dhe Kozmike”.
Tek linja telefonike me doli nje grua( doktoreshe??)qe me degjoi dhe me pyeti- sa e ke saturimin e Oksigjenit??!!! – Nuk e di i thashe. Si ta mas saturimin??!!
-Izolohu ne shtepi,me tha.
-Dua te bej tamponin qe te izolohem,i thashe.
– Po spate marrje fryme, nuk behet.- tha. Telefonata eshte e regjistruar.
Fillova 3 dite azitromicine, dhimbja u lehtesua por me mbeti nje kolle e thate.
Kam mbi nje ore me ethe dhe temperature 39.5, dhimbje trupi,debulese.
Gjate ketyre diteve, une nuk u izolova ne shtepi ndaj femijeve te mi,dhe as ndaj mamase time mbi 70 vjec , sepse une nuk mund te vetquhem me Covid kur nuk kam nje rezultat analize.

Tani, situata eshte delikate”, shkruan ndër të tjera Dedej./abcneës.al


Shtuar më 05/04/2020, ora 19:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori