Me skaf dhe biçikleta, si duket policia gjatë fundjavës në plazhe (FOTO LAJM)
Sezoni veror ka nisur zyrtarisht në qytetet bregdetare të Shqipërisë prej më shumë se një muaji dhe dyndja më e madhe e turistëve vijon të jetë në Durrës e Vlorë, ashtu siç ndodh thuajse çdo vit.

Mijëra pushues nga Kosova por edhe të huaj kanë zgjedhur bregdetin ranor të Adriatikut për t’u relaksuar pas muajve të gjatë në punë, ndërkohë që nuk mungojnë as vizitorët dy-ditorë gjatë fundjavës.

Dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve në Durrës dhe në Vlorë, policia duket se ka marrë masat, teksa shihen duke patrulluar efektivë me biçikleta përgjatë vijës bregdetare, por edhe skafet e Policisë Kufitare.

Shtuar më 07/07/2019, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori