Vrau aksidentalisht kolegun gjatë orarit të punës te “Megatek”, arrestohet 61-vjeçari

Ka rënë në prangat e policisë 61-vjeçari që vrau aksidentalisht kolegun e tij gjatë orarit të punës në qendrën tregtare “Megatek” ditën e djeshme.

Mbi të akuzuarin rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Si u vra kolegu i të arrestuarit

Ledjan Dervishi, 32 vjeç është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune i quajtur pirun që drejtohej nga Eduart Dauti, 61 vjeç.

Ai fillimisht është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i policisë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet pune (pirun) dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar shtetasin L. D., i cili ka humbur jetën më pas, në Spitalin e Traumës.


Shtuar 8.03.2023 10:36