Aksidentoi për vdekje “Shef Olsin”, arrestohet shoferi i kamionit

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme shoferin e kamionit, i cili aksidentoi për vdekje “shef Olsin”.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin Oligert Dika, 32 vjeç, banues në Tiranë” njofton policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Kastriotët”.

Oligert Dika  ishte një personazh i njohur në rrjetin social ‘Tik-Tok’ si ‘Olsi Polici’, videot e të cilit bëheshin virale, ndërsa vishej me një jelek të policisë rrugore edhe mbante tabelë në dorë.

/Albeu.com/