Masakra në Durrës me 4 policë të vrarë, si i shpëtoi burgimit të përjetshëm Dritan Dajti
Dritan Dajti, autor i vrasjes së 4 policëve në vitin 2009, Dritan Dajti mësohet se i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm.

Kjo pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda mësohet të ketë pranuar gjykimin e shkurtuar për të.

Dajti në këtë situatë rrezikon 25 vjet heqje lirie.

Ngjarja e rëndë në pistën Iliria ky 6 persona humbën jetën, midis tyre efektivë policie ndodhi në vitin 2009.

Dajti në atë kohë ishte i shumëkërkuar pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni.

Dritan Dajti qëlloi dhe la të vdekur 4 efektivë policie, një person i cili shoqëronte Dajtin në momentin e ngjarjes dhe që dyshohet të jetë i afërm i tij.

Policët rrethuan Dajtin dhe tentuan ta kapnin. Të shtënat me armë kanë ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar në plazhin e Durrësit, tek zona e njohur si Pista “Iliria”, ku policia tentoi të arrestojë të shumëkërkuarin prej 6 vitesh nga policia.

Policia kishte dyshime se Dajti fshihej në Shqipëri dhe jo jashtë vendit, derisa ka lokalizuar zonën ku ndodhej realisht. Por, pasi është rrethuar nga policia, Dajti ka qëlluar në drejtim të efektivëve të cilët i janë përgjigjur me zjarr.

Më pas është arrestuar nga policia dhe në gjendje të plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit, ku dhe ndodhet në këto momente.

Nga të shtënat bilanci i konfirmuar i të vdekurve është 5 persona, dhe i plagosur, vetë Dritan Dajti.

Zbardhen emrat e efektivëve të policisë që mbetën të vrarë gjatë armë shkëmbimit me të shumë kërkuarin Dritan Dajti. Bëhet e ditur se të vrarë kanë mbetur Altin Dizdari 33 vjec, Fatos Xhani 38 vjec, Sajmir Duckollari 32 vjec dhe Kastriot Feska 40 vjec. Ndërkohë nuk është konfirmuar ende nëse viktima tjetër, një 23 vjecar nga Lushnja Ledion Mara, është kunati i Dajtit.
Mësohet se është arrestuar drejtuesi i makinës me të cilën udhëtonte Dritan Dajti i cili streohej në një banesë pranë pistës iliria në Durrës..

Arratisja
Në 17 nëntor të vitit 2003, në momentin kur në një nga sallat e katit të tretë të gjykatës së rrethit të Tiranës do të niste seanca gjyqësore në ngarkim të të akuzuarit për vrasje Dritan Dajti, ky i fundit nxori një pistoletë dhe gjuajti disa herë në sallën e gjyqit. Me pas zbriti me shpejtësi shkallët e gjykatës për të qëlluar përsëri në oborrin e këtij institucioni, për t’u larguar me një motoçiklete ne drejtim te paditur.
Nga kjo arratisje spektakolare, Dritan Dajti ishte në listën e të shumëkërkuarëve të policisë shqiptare, e cila arriti së fundi të identifikojë vendndodhjen e tij, në një nga zonat e plazhit të Durrësit. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2019, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori