Vetëdorëzohet një nga vëllezërit që vrau teknikun e kondicionerëve
Mallkimi i rrugëve, tre 17 vjeçarë humbën jetën brenda 24 orëve
Një 17 vjecar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident pranë qendrës tregtare TEG.

Shkak, sipas informacioneve paraprake është bërë shpejtësia e tepërt ndërkohë që i riu është identifikuar me inicialet K.V shkruan albeu.com.

Ndërkohë ngjarjet e rënda nuk mbarojnë me kaq.

Kjo pasi vetëm pak orë më parë, mbrëmjen e djeshme, gjetën vdekjen dy shtatëmbëdhjetë vjeçare në një aksident në fshatin Bërzhitë në Tiranë.

Denada Tarja dhe Suada Serani po ktheheshin nga një festë ditëlindjeje ndërkohë që shoferi ishte një djalë 18 vjec i cili nuk ishte as i pajisur me patentë. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2019, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori