Maliqi: Kur qeverisin maskarenjtë fitojnë horrat, po vjen diktatura
Deputeti LEfter Maliqi nga kryesia e kuvendit ka vendosur të theksojë edhe një herë situatën politike në vend.

"Kur qeverisin maskarenjtë fitojnë horrat". Me këtë shprehje të Viktor Hygosë, Maliqi tha se korrupsioni është masiv në vendin tonë dhe se ekonomia po pëson goditje gjithnjë e më shumë duke detyruar largimin e shqiptarëve nga vendi.

"Situata është alarmante, vendi është në krizë të madhe politike. I bëj thirrje klasës politike, faktorit ndëkrombëtar, të mbajnë anën e popullit, të ulen palët, bashkë me presidentin e republikës për ta cuar vendin edhe në zgjedhje të parakohshme", tha Lefter Maliqi.

Janë kapur të gjitha institucionet - tha ai - dhe së fundi synon të kapet edhe presidenca, duke ju referuar komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të dekretit të 30 qershorit, konsideruar një akt nul nga mazhoranca.

"Vendi po shkon drejt diktaturës",shtoi Maliqi.

Shtuar më 12/07/2019, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori