Makina bie nga ura, humb jetën 50 vjeçari nga Mirdita
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, në Reps të Miritës.

Si pasojë, një 50 vjeçar ka humbur jetën pasi ka dalë rënë nga ura teksa udhëtonte me mjetin "Mercedez Benz", tip ML.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndërsa mësohet se po udhëtonte vetëm në mjet.

Polcia po punon për zbardhjen e rrethanave teksa është dashur ndërhyrja e vinçit për të nxjerrë mjetin.


Shtuar më 02/12/2019, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori