Rama pret me ceremoni shtetërore kryeministren e Danimakrës (VIDEO)

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka pritur në Kryeministri homologen e tij të Danimarkës, Mette Frederiksen, me ceremoni zyrtare.

Frederiksen mësohet se tani do të zhvillojë një takim me Ramën.

Pas takimit kokë më kokë mes dy homologëve pritet që të zhvillohet një konferencë për shtyp.

Takimi zyrtar i kryeministres daneze pritet që të përfundojë pas orës 12:05 pas një dreke zyrtare mes dy delegacioneve./albeu.com