Kush ishte shënjestra e Kurbinit, lidhja e tij me vrasjen e Enton Nikës
Të tjera detaje mësohen në lidhje me atentatin e ndodhur në orën 22:17 të së shtunës, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, me dy të vdekur biznesmeni Bujar Lika dhe Paulin Gjergji (vdiq sot ne spital) si dhe u plagos 21 vjecari Kreshnik Tusha.

Deri më tani janë shoqëruar në polici 30 persona të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa pritet me padurim dëshmia e të plagosurit Tusha, i cili u gjet pak metra larg vendngjarjes.

Forcat e policisë, ndodhen aktualisht te Spitali i Traumës, në pritje për të marrë dëshminë e tij. I riu i është nënshtruar mbrëmë një operacioni, pasi ka marrë tre plumba në këmbë.

Sipas të dhënave policore, veç gëzhojave në vendngjarje, policia ka sekuestruar edhe një pistoletë në dorën e viktimës Lika, që dyshohet të jetë edhe shënjestër e atentatit.
Ai njihet si person me precedentë të mëparshëm penal.
Lika është i njohur edhe me mbiemrin Hasani dhe dyshohej si i përfshirë në një ngjarje kriminale në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj.

Ai po ashtu njihet si mik i ngushtë i një personi me precedent penalë, i njohur edhe si biznesmen në fushën e lojërave të fatit.

Ndërsa Paulin Gjergji dhe Tusha rezultojnë persona pa precedente të mëparshëm penal.
Shtuar më 31/05/2020, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori