E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Kush është i riu që u vra sot në Fier, zbulohen problemet e tij në të shkuarën
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal në fshatin Sulaj të Fierit, pranë kthesës së Hamilit. Trupi i përket 23-vjeçarit Florian Selimi, banues në Sulaj, familja e të cilit ishte shpërngulur disa vite më parë nga Tropoja.

Sipas policisë 23-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë, pas një konflikti, dhe më pas është hedhur në kanal.

Pranë vendit ku u gjet trupi i pajetë është gjetur dhe një makinë tip ‘’Renault” me targa AA641EN, ndërsa mjeti ka pasur mjaft dëmtime, dhe dyshohet se është në pronësi të të riut. Sipas dinamikës së ngjarjes ai ka qenë duke riparuar ndonjë defekt në mjetin e tij, pasi edhe kafano e makinës është gjetur e hapur.

Zona ku ka ndodhur vrasja nuk është e ndriçuar, dhe pa kamera sigurie, çka e bën më të vështirë identifikimin e autorëve, pavarësisht se policia thotë se ka shoqëruar derimë tani disa persona, që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se Selimi është me precedent penal, pasi është arrestuar në vitin 2015 për vjedhjen dhe djegien e një makine. Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje lidhet me arrestimin e tij nga policia katër vite më parë.

Familja e të riut nuk njihej si problematike në zonë, dhe ishin të vetëpunësuar.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shtuar më 12/08/2019, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori