"Kush e mbështeti Dakon, shpifësi je ti!" Rudina Hajdari akuzon Ramën
Në seancën e sotme plenare deputetja e opozitës së re në Kuvend, Rudina Hajdari ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me ndërtimet pa leje.

Pasi mori fjalën Hajdari u shpreh se kryeministri akuzon për këto leje, për cilësinë, për katër katet pa leje etj, “ndërkohë që kush e ka fajin që e betonizoi Tiranën, e kam unë? Kush e betonizoi Durrësin, kush e mbështeti Dakon, unë? Apo kryeministri i ulur këtu në foltore.

Fjala e Hajdarit

Kush e ka fajin për gënjeshtrat që thotë sot ai, që sot në Tirane nuk ka parqe, lojra, janë kthyer në gropa masive për të ndërtuar pallate apo nuk flet për ata se i ka në xhep, me ata ndan pazaret, por merret me qytetarë e thjeshtë që po ndërtokan kate pa leje, ca është ky skandal, ku jemi ne këtu, po si vjen këtu ti që ke 1 vit qe endesh në rrugët e Evropës për të përmbushur egon tënde, nuk ka mbarim egoja, takon Merkel, presidenten e KE dhe nuk ke të ngopur se do të dalësh në foto që të tregosh se je lideri suprem i vendit, a mendon ti që këto takime do i ndryshojnë jetën qytetarëve, këto janë ambicje personale që nuk kanë të bëjë me jetën e qytetarëve, shpifje janë ato që thoni ju, jo mediat që thonë që korrupsioni është rritur, është një raport, nuk e them unë, e thotë TI që thotë se jeni vendi më i korruptuar në rajon, krahasohemi me Afrikën e jugut, me kë po konkurrojmë ne me Sirinë me Afganistanin
Shtuar më 30/01/2020, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori