Scaloni flet për të ardhmen e Messit në Kombëtare: Një vend i tërë shpreson tek ai

E ardhmja e Lionel Messit me kombëtaren e Argjentinës ende nuk është i qartë, me “pleshtin”, i cili mund të mbyllë etapën e tij me kombëtaren “albicelete”, në përfundim të këtij edicioni të Kupës së Botës.

Megjithatë, nga konferenca për shtyp në prag të ndeshjen me Kroacinë, tekniku Lionel Scaloni ka mbajtur gjallë shpresën e popullit argjentinas për vazhdimin, ende të pavendosur, të yllit argjentinas me kombëtaren.

“Ne do të shohim nëse ai do të vazhdojë të luajë me ne. Ka një vend të tërë pas tij”,- i është përgjigjur Scaloni, pyetje së gazetarit për të ardhmen e “pleshtit”, tashmë 35-vjeç, në kombëtare. /h.ll/albeu.com


Shtuar 12.12.2022 22:44