Youssef En-Nesyri thyen rekordin e Ronaldos në kërcimin për së larti

Kërcimi që lejoi Youssef En-Nesyri të mundte Diogo Costan ishte historik në çdo aspekt. Së pari sepse lejoi që Maroku i tij të mundte Portugalinë dhe të zbarkonte për herë të parë në histori në një gjysmëfinale botërore, kombëtarja e parë afrikane në histori që e bën këtë.

Së dyti sepse, me golin e shënuar në lartësinë 2.78 metra, sipas beIN SPORTS, sulmuesi i Sevillas ka kaluar kështu goditjen me kokë të Cristiano Ronaldos kundër Sampdorias (2.56 metra) më 18 dhjetor 2019.

“Të gjithë jemi të lumtur. Jam shumë i lumtur me fitoren, falënderoj shokët e skuadrës dhe tifozët. Pasi dështova në 2018, u thashë shokëve të mi se do të fitonim kundër Spanjës dhe Portugalisë”, janë fjalët e En-Nesyrit. /G.D albeu.com/


Shtuar 12.12.2022 15:35