Koronavirusi në Shqipëri, mes të infektuarve edhe 4 fëmijë
174 është numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri.

Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetit, mes të sëmurëve janë edhe katër fëmijë.

Raportohet se këta katër fëmijë nuk kanë shenja klinike dhe se deri më tani janë në gjendje të mirë. Njoftohet se ata janë kontakte të rasteve pozitive.

Kujtojmë këtu se, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 28 raste të reja. Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

Shtuar më 26/03/2020, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori