"Koronavirusi është shpikje", Protesta masive në Itali, nuk respektohet distancimi social (FOTO LAJM)

Qindra njerëz u mblodhën këtë të shtunë në Piazza Duomo në Milano me një lëvizje protestë e cila riktheu në shesh ‘Jelekët Portokalli’, lëvizja e drejtuar nga ish-gjenerali i karabinierëve Antonio Pappalardo, i cili mes të tjerave kërkon largimin e qeverisë Conte, krijimin e një qeverie të re kombëtare dhe kthimin e lirës italiane.

Gjatë demostratës, shumica e pjesëmarrësve nuk respektuan distancat e sigurisë si dhe nuk vendosën maskat mbrojtëse.

Kryebashkiaku Beppe Sala e konsideroi këtë demonstrimin “një akt papërgjshmërie në një qytet si Milano që po përpiqet kaq shumë për të dalë nga situata e vështirë në të cilën e gjen veten”.

Momente tensioni u përjetuan gjithashu në qendër të Romës me demonstrime të organizuara kundër qeverisë nga grupe ekstremistë të djathtë.

Pjesëmarrësit “Marshimin në Romë” dhe “Jelekët Portokalli” janë të bindur se kriza shëndetësore është vetëm një shpikje dhe se pandemia është një plan politik.


Demonstruesit kanë bërë thirrje me megafone që të lirohen masat ndërsa shprehen se “ka njerëz që nuk kanë bukë të hanë”, “ka njerëz që nuk kanë marrë rrogë në 4 muaj”, “Jemi te uritur”, etj.

Demostime pati dhe në Torino dhe Bologna.

Antonio Pappalardo, drejtuesi i “Jelekëve Portokalli” dhe organizatori i tubimit, pritet të raportohet shkruajnë mediat vendase, pasi megjithëse protesta ishte me leje, pjesëmarrësit nuk kanë respektuar rregullat.

Organizatorët dhe demonstruesit do të identifikohen përmes pamjeve dhe do të raportohen për shkeljen e dekretit të kufizimeve anti-Covid.

Shtuar më 31/05/2020, ora 22:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori