"Koha për të rinjtë", mbahet eventi i sipërmarrjes sociale në pronën e konfiskuar nga krimi (FOTO LAJM)
Ditën e sotme është mbajtur në Durrës ceremonia e hapjes së sipërmarrjes sociale në një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar.

Takimi është zhvilluar gjatë paradites në ambjentet e Kinfolk Coffee Library.

Ky event, ishte konceptuar në formën e një paneli diskutimi me të ftuar SH.T. Z.Luigi Soreca Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri; Z. Elton Haxhi, zv.Minister e Ekonomisë dhe Financave; Z. Besfort Lamallari Zv. Ministri i Brendshëm, Znj. Iris Aliaj, Këshilltare e Ministrit të Drejtësisë; Znj. Valbona Sako krytare e bashkise Durres, Znj. Juliana Hoxha Drejtore e Partnerëve Shqipëri; Z. Artur Kala, Drejtor i Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Konfiskuara dhe të Sekuestruara dhe Z. Nensi Dragoti, Drejtor i FASH.

Paneli adresoi strategjitë e Qeverisë në parandalimin dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe rehabilitimin e viktimave dhe rëndësinë e ri-përdorimit efektiv nga organizatat e shoqërisë civile të pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar dhe krijimin e sipërmarjeve sociale që gjenerojnë punësim dhe të ardhura. Në vijim u zhvillua ceremonia e zbulimit të pllakatës së projektit dhe shfaqja e pamjeve ilustruese mbi procesin e transformimit të ambientit.

Pjesëmarrës në event ishin përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal, përfaqësues të universitetit Aleksandër Moisiu dhe të shkollave të mesme të qytetit të Durrësit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë të cilët u njohen me rolin e Kinfolk Coffee Library në zhvillimin dhe integrimin e të rinjve të Durrësit, por edhe si një model i sipërmarrjes sociale në vend.

Eventi Kinfolk Coffee Library u krijua në kuadër të “C.A.U.S.E.- Përdorimi i pronave të konfiskuara për sipërmarrje sociale”, zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Kinfolk Coffee Library – Iniciativa sociale si një masë për parandalimin e përfshirjës së të rinjve në krim në qytetin e Durrësit” zbatohet nga Fondacioni Arsimor Shqiptar në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin e Shoqërisë Civile Durrës.



Shtuar më 08/11/2019, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori