Kishte eleminuar 2 persona, Gjykata e Elbasanit lë të lirë dajën e Edison Harizajt të eleminuar në Durrës
Viktori Ymeri i dënuar me 24 vite burg për dy vrasje nga drejtësia italiane por që i është nohur nga Gjykata e Elbasanit, është liruar nga burgu ku vuante dënimin në Peqin.

Kujtojmë se Ymeri është daja i Edison Harizajt të vrarë në Durrës rreth dy vite më parë.

Mesohet se vendimi është dhënë nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani. Bëhet me dije nga burimet e Faxweb.al se prokuroria e Elbasanit do ta apelojë vendimin ndërkohë Prokuroria thotë se gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës së kryera në burg.

Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit problematikë në Vlorë, dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizaj, i ekzekutuar para disa kohesh në Durrës.

Ymeri ishte dënuar për vrasjen e Gëzim Muçës dhe plagosjen e Taulant Maskës në rrugën“Via dellaTraversa del Grill” në Romë.

Ky dënim është dhënë nga gjykata e Romës në Itali dhe është njohur nga gjykata e Elbasanit. Sipas vendimit Italian, Viktor Ymeri (Imeraj) allias Tomor Ncucaj, në bashkëpunim me një person tjetër, në 12 shkurt 1996, rreth orës 20:00,në rrugën “Via dellaTraversa del Grill” në Romë, ka qëlluarme armë zjarri mbi mjetin “BMW”, brenda të cilit ndodheshin Gëzim Muça dhe Taulant Maska, duke sjellë vdekjen e Gëzim Muça dhe plagosjen e Taulant Maska.

Taulant Maska ka arritur të shpëtojë duke u larguar me vrap nga mjeti ku ndodhej. Viktori ka marë dhe një dënim tjetër të cilin thuajse e ka kryer me 25 vite burgim për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës në Durrës, dy anëtarë të bandës së Durrësit. Si pasojë e hasmërisë të krijuar mes familjeve Harizaj-Ymeri dhe Veseli, tre vëllezërit Veseli janë vrarë në kohë dhe vende të ndryshme në Vlorë.

Pas vrasjes së vëllezërve Veseli rolin komandues dhe etjen për hakmarje, duket se e ka marë Fatmir Hyseni ose “Doqja”, i cili ka lidhur aleancë dhe ka krijuar besnikëri me dy personazhe që dikur kanë qënë pjesë e grupit të “Gaxhait” në Vlorë, Armando Sulejmanin ose “Çipuri” dhe Sokol Sinomatin ose siç njihet ndryshe në Vlorë si “Buzderi”. Çipuri i ka shpëtuar disa atentateve në Vlorë, ku i fundit ka qënë në 17 shkurt 2019 kur Armando Sulejmani, është qëlluar me 78 plumba, por nuk është vrarë dot nga kundërshtarët, falë edhe kundërpërgjigjes me pistoletë që ka bërë Sulejmani.

Por në këtë atentat u bënë shoshë nga plumbat Arian Hasanaj dhe Resti Renxho. Momentalisht Çipuri ndodhet në burg për akuzën e mbajtjes pa lejë të një pistolete, ndërsa Sokol Sinomati dhe Fatmir Hyseni vijojnë të qëndrojnë të lirë, duke u dyshuar si pjesëmarës në disa ngjarje të rënda kriminale.

Gazmend Braka, i njohur më së shumti si “Gaxhai” u vu në pranga në vitin 1997 nën akuzën e një sërë krimesh të kryera nga organizata kriminale me bazë në qytetin e Vlorës. Nga të gjitha shkallët e gjykimit ai është dënuar me burgim të përjetshëm.

Grupi i “Gaxhait” përbëhej nga Armando Sulejmani, Sokol Sinomati, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu dhe kishte si kundërshtar grupin e drejtuar nga Zani Çaushi.
Shtuar më 28/12/2019, ora 21:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori