“Territor i pastër”, asgjësohen 362 bimë kanabis në Krujë (VIDEO)

Policia vijon kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë me dije se është finalizuar faza e 19-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Fnsh Tiranë.

Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 9448 bimë narkotike cannabis sativa dhe 208 fara të dyshuara kanabis, të mbjella në kubikë.

Gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 19-të të megaopacionit, në fshatin Brret dhe në fshatin Kroi i Madh, Krujë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Fnsh Tiranë, u gjetën dhe u asgjësuan 362 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon./Albeu.com/


Shtuar 24.06.2023 10:57

Tags: ,