Shkëlqeu me Napolin, disa klube të Premier League interesohen për Lozanon

Shkëlqeu me Napolin, disa klube të Premier League interesohen për Lozanon

Hirving Lozano luajti një rol të rëndësishëm në suksesin e Napolit këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë 3 asiste në 31 paraqitje në ligë, nën drejtimin e Luciano Spalletti.

Anësori 27-vjeçar meksikan iu bashkua Napolit nga PSV në verën e vitit 2019 në një marrëveshje me vlerë rreth 45 milionë euro dhe nënshkroi një kontratë pesëvjeçare, e cila do të skadojë vitin e ardhshëm.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Lozano ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të Premier League dhe agjenti i tij u takua me drejtues të klubit napoletan për të diskutuar planet e tij për të ardhmen. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.


Shtuar 7.05.2023 18:00