U qëllua nga një “Maserati”, policia jep detaje për të shtënat me armë në Pukë, identifikohet autori

Mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnate, në Puka janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen, ku bëbeht me dije se autori i dyshuar është shtetasi me iniciale K. .P, 26 vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili ka qëlluar në lëvizje nga mjeti i tij “Maserati”.

Mësohet gjithashtu se pranë hotel Turizmit ka gjetur 4 gëzhoja pistolete.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi në mesnatë, me armë zjarri në ajër nga automjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.
Vijin puna intensive për kajen e 26-vjeçarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, me marrjen e njoftimit, në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe shpallja në kërkim e shtetasit K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Vijon puna intensive për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.
Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjtetit nga i cili ky shtetas ka qëlluar në ajër, duke qënë në lëvizje.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 6.05.2023 08:21