VIDEO/ Roma feston në Olimpico, Lecce “shtang” Lazion në shtëpi

Kanë përfunduar ndeshjet e orës 14:30, të vlefshme për javën e 16-të, të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku Roma ka fituar me rezultatin minilmal 1 me 0 ndaj Bolognas në shtëpi, ndërsa Lazio ka zhgënjyer totalisht, duke u mundur me rezultatin 2 me 1, në transfertën me Leçen.

Për “romanistët” ndeshja nisi me gol, pasi në minutën e 5’, një penallti e akorduar në favor të “verdhekuqve” u shndërrua në gol nga kapiteni Lorenzo Pellegrini. Edhe pse gjatë ndeshjes pati tentativa të shumta për të ndryshuar rezultatin, kjo gjë nuk ndodhi, me Romën që siguroi 3 pikë të vyera, ndaj një rivali problematik si Bologna.

Në krahun tjetër, Lazio nuk mundi dot të ruante avantazhin e minutës së 14’, ku arriti të shënonte me anë të sulmuesit Ciro Immobile. Dy gola në pjesën e dytë, në minutën e 57’ dhe 71’, dhe Strefezza dhe Colombo “shokuan” teknikun Sarri, në një përballje që pritej të përfundonte në favor të “celeste”-ve.

Ndërkaq, në orën 18:30, rradhën për të zbritur në fushën e lojës e kanë Juventus dhe Fiorentina, me “bardhezinjtë” që do të përballen me Cremonesen në transfertë dhe “violët” që presin Monza-n e Berlusconit, në shtëpi. /albeu.com

SHIKONI GOLAT 

ROMA – BOLOGNA 1-0 (5′ M.Pellegrini) 

LECCE – LAZIO 2-1 (57′ Strefezza, 71′ Colombo/ 14′ C.Immobile)


Shtuar 4.01.2023 18:38