Mbi 54 mijë të vdekur nga tërmetet katasrofike në Turqi e Siri

Ka shkuar në 54.444 numri i viktimave nga tërmetet kastastrofike të 6 shkurtit në Turqi e Siri. Sipas të dhënave të fundit në Turqi kanë vdekur të paktën 45.968 perona, ndërsa në Siri 8.476.

Tërmetet shkatërruese kamë lënë në qiell të hapur mbi 1.5 milionë qytetarë, të cilët janë detyruar të jetojnë në çadra, pasi shtëpitë e tyre u shembën nga tërmeti.

Që nga 6 shkurti, kur dy tërmete të forta (me magnitudë 7.8 dhe 7.6 Rihter) tronditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriperëndimore, janë regjistruar 13.722 pasgoditje, tha ministri turk gjatë një vizite në provincën Hatay.

Më shumë se 600 njerëz po hetohen në Turqi për ndërtesat që u shembën nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit.
Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag tha se 184 të dyshuar, përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarët e ndërtesave, ishin arrestuar tashmë, raportojnë mediat e huaja.

Për vite me radhë, ekspertët paralajmëruan se korrupsioni endemik dhe politikat e qeverisë nënkuptonin se shumë ndërtesa të reja ishin të pasigurta.

Mes të arrestuarve është edhe një kryebashkiak i një prej qyteteve afër vendit ku goditën lëkundjet, raportojnë mediat turke.

Më shumë se 160,000 ndërtesa u shembën ose u dëmtuan rëndë në Turqi pas tërmeteve, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i fatkeqësisë natyrore u përkeqësua nga dështimet njerëzore.

Partitë e opozitës dhe disa ekspertë ndërtimi akuzojnë administratën e presidentit, Rexhep Tajip Erdogan për dështim në zbatimin e rregulloreve të ndërtimit.

Ata thonë se politikat e qeverisë kanë lejuar të ashtuquajturat amnisti për kontraktorët që shmangin rregulloret në ndërtimtari./albeu.com.


Shtuar 5.03.2023 10:06