Facebook ka njoftuar ditën e djeshme se deri tani ka fshirë rreth 5.4 miliardë
profile të
rreme në rrjetin social më të njohur në botë.
Kompania tha se shumë
profile false ishin fshirë menjëherë pasi ato ishin
krijuar shkruan albeu.com.
“Ne kemi përsosur aftësinë tonë për të zbuluar dhe bllokuar të gjitha përpjekjet për të
krijuar profile të
rreme dhe abuzive”, njofton
Facebook.
Ata shtuan se miliona
profile të
rreme po hiqeshin pothuajse çdo ditë duke përdorur sisteme të reja.
Kjo fshirje e madhe vjen vetëm pak para seancave dëgjimore të Trump i cili mban mbi supe disa akuza, por që i mohon të gjitha. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2019,
ora 09:14