Kalo flet për një tjetër frikë, çfarë mund të ndodhë me të prekurit nga Covid 19
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka folur sërish për situatën e pacientëve brenda ambienteve të Infektivit, duke shtuar se shumë pacientë vuajnë mungesën e lirisë dhe të familjes.

Këta individë e vuajnë largësinë nga familja por ne mundohemi të krijojmë një mundësi relaksimi”, -tha mjeku.

“Ne si personel mjekësor mundohemi që përveç suportit mjekësor të bëjmë edhe një suport psikologjik sepse është e qartë se individi i mbyllur vuan mungesën e këtij mjedisi, por duke qenë e përkohshme, ta mbushim ne këtë kohë qëndrimi në spitale.

Në ditën e 12-14 përcaktojmë nëse kemi ose jo vazhdimësinë. Nëse rezultojnë negativë rikthehen në familje dhe i nënshtrohen një kontrolli të dytë.

Tani nuk qarkullon vetëm COVID-19, por edhe infeksione të tjera, alergjitë stinore. Këta individë e vuajnë largësinë nga familja por ne mundohemi të krijojmë një mundësi relaksimi,”- tha Kalo ndër të tjera.

Shtuar më 08/04/2020, ora 19:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori