"Kacifa Greqi", fshati "tronditet" nga parullat e shkruara mbi dyer
Fshati Grapsh në Dropull ditën e sotme është zgjuar me dyer mbi të cilat shkruhej "Kacifa Greqi".

Banorët kanë njoftuar policinë, të cilët kanë nisur dhe hetimet për të rënë në gjurmët e atyre që i kanë shkruajtur dhe deri më tani nuk janë identifikuar.

35 vjeçari grek ka ndërruar jetë pasi u qëllua nga forcat e RENEA-s. Katsifa u fsheh pas një depo uji në fshatin Bularet të Gjirokastrës dhe nuk ka pranuar të dorëzohet apo të hedhë armën dhe për pasojë ai është qëlluar. Kacifa hapi zjarr mëngjesin e 28 tetorit 2018 ku u thye xhami i makinës së policisë.

Shtuar më 03/06/2020, ora 23:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori