Krisja e miqësisë pak ditë më parë, a u takuan Efi dhe Kiara pas eliminimit (FOTO LAJM)

Kiara Tito ka qenë e eliminuara e mbrëmjes së djeshme nga “Big Brother VIP”. Moderatorja ishte në garë më një nga banoret më të forta të këtij edicioni, Olta Gixharin.

Kiara e la partnerin e saj, Luizin me lot në sy dhe mjaft të trishtuar.

Por në studio gjet ish banorët që ka kaluar mjaft ditë, e mes tyre miken që krijoi në BBV, Efin. Por kujtojmë se Efi dhe Kiara patën një përplasje vetëm disa ditë më parë dhe të gjithë ishin kurioz për momentin e parë të takimit të vajzave.

Kiara nuk i ka mbajtur mëri dhe si duket keqkuptimet i kanë sqaruar menjëherë. Vajzat janë takuar madje kanë ndarë edhe fotot në rrjetet sociale./albeu.com/

 


Shtuar 26.03.2023 09:40