Kreu i AAK-së, Ramush
Haradinaj ka paralajmëruar
zgjedhje të reja.
Në pyetje është çështja e presidentit, ku
Haradinaj është i pari politikan i cili e ka vënë kandidaturën publike për këtë post.
Por
Haradinaj dhe PDK-ja kanë nevojë për njëri-tjetrin për votat në Kuvend, kur dihet se VV-ja thuajse është betonuar kundër zgjedhjes së presidentit pa shkuar në
zgjedhje.
Mirëpo,
Haradinaj thotë se nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendin duhet të shkojë në
zgjedhje.
Në emisionin “Debat” të RTK-së
Haradinaj po ashtu e ka mësuar emrin e deputetit për të cilin vëllai i tij, njëherësh edhe bashkëpartiaku, Daut
Haradinaj, deklaroi se ka ndërruar pesë aeroplanë për votimin e Projektligjit për
Rimëkëmbje Ekonomike.
Haradinaj deklaroi se deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës, i janë dashur të ndërrojë pesë aeroplanë, me kosto të tij, që të vijë e ta votojë Ligjin për
Rimëkëmbje Ekonomike
“E kishe përmend Dauti rastin e deputetit Haxhi Shala. Ai ka qenë në intervistim në Hagë, deputeti Haxhi Shala, i ka ra kah ka mujtë veç me ardhë në seancë me e votu Ligjin për
Rimëkëmbje Ekonomike. Ka ndërru disa aeroplanë në kosto të vet, me pare të veta”, tha ai.
Një pohim të tillë e kishte bërë edhe Daut
Haradinaj, kishte thënë se për votim të këtij projektligjit, njërit nga deputetëve të tij i janë dashur t’i ndërrojë pesë aeroplana.
“Në asnjë seancë nuk kemi mungu asnjë deputet. Pesë aeroplana i ka ndërru një deputet për me mbërri me e votu Projektligjin për
Rimëkëmbje Ekonomike”, ka thënë ai.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 23:43