Koronavirusi ka infektuar njerëz në mbarë botën. Me të gjitha masat e marra, është e natyrshme që të shqetësoheni sa herë ndieni një gërvishtje në fyt apo
keni pak kollë.
Pavarësisht se
koronavirusi është padyshim diçka për tu marrë seriozisht, shancet e infektimit janë ende të ulëta. Për këtë arsye, Dr. Greg
Poland, professor mjekësie dhe sëmundjeve infective, tregoi për CNN dallimin mes alergjive, gripit dhe koronavirusit.
Kruarje sysh? Sekrecione nga hundët? Me shumë mundësi keni alergji.
Dr.
Poland thotë se për të dalluar një
alergji duhet të
keni parasysh në jeni prekur në sy dhe hundë. Një kruarje në lëkurë mund të pritet gjithashtu.
Gripi dhe koronavirusi janë më sistematikë, ata ndikojnë të gjithë trupin tuaj.
Dr.
Poland tregon: “Gripi dhe
koronavirusi mund të mos shkaktojnë bllokim hundësh. Mund të
keni dhimbje fyti, kollë, ethe dhe marrje fryme.”
Ai thotë se ka shumë pak mundësi që një
alergji të rezultojë në rritje temperature, kështu që kushtojini vëmendje temperaturës së trupit tuaj.
Ajo që e rrit shqetësimin për koronavirus është marrja e frymës. Poland thotë se virusi mund të shkaktojë pneumoni
Rastet me koronavirus zakonisht vijnë me një kontekst. Mjekët do t’ju pyesnin nëse
keni udhëtuar kohët e fundit,
keni qënë në kontakt me dikë që ka udhëtuar, apo nëse jetoni pranë zonës së shpërthimit të epidemisë.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 14:44