Do të luajnë kundër Kosovës për kualifikueset e Europianit, trajneri i Zvicrës: Kjo është ndeshje vëllazërore për ne

Zvicra do të përballet kundër Kosovës në kualifikueset e Europianit.

Helvetët do të udhëtojnë në Kosovë, atje ku do të luajnë pas 10 ditësh.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, i respekton jo pak shqiptarët nisur edhe nga përbërja e lojtarëve që ka në Kombëtaren e tij.

Jo më kot e ka cilësuar këtë ndeshje edhe si një vëllazërore, pavarësisht se bëhet fjalë për një takim zyrtar dhe me peshë për situatën në grup.

“Ju keni lojtarë të lidhur me Zvicrën, ne kemi lojtarë të lidhur me Kosovën. Por, emocionet në këtë duel vëllazëror do të jenë vetëm pozitive.

Unë jam më i shqetësuar për diçka tjetër, gjendja e fushës në Prishtinë ishte shumë e keqe kundër Rumanisë”, tha Yakin.


Shtuar 30.08.2023 12:23