“New York Times” çon në Gjykatë Komisionin e BE-së për aferën “Pfizergate”

Gazeta prestigjoze New York Times ka ngritur një padi ndaj Komisionit Evropian për mos publikimin e mesazheve që presidentja e Komisionit Evropian Ursula on der Leyen ka shkëmbyer me CEO-n e gjigantit farmaceutik Pfizer gjatë pandemisë së COVID-19 për vaksinat.

Zyra e Ursulës refuzoi të bënte publike mesazhet për blerjen e 1.8 miliardë vaksinave të COVID-it. Kur gazetarja e kësaj medie kërkoi akses në këto mesazhe, Komisioni u përgjigj se nuk mund t’i identifikonte dhe t’i gjente më ato mesazhe, shkruan Euroactiv.

Kjo ka shkaktuar debat midis përfaqësuesve të Bashkimit Europian, ku njëri prej tyre kritikoi Komisionin për papërgjegjshmërinë. Nga ana tjetër zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas tha që askush nuk mund të negociojë kompleksitetin e këtyre kontratave duke u bazuar vetëm në SMS.

“Kjo ishte një procedurë e mirë strukturuar midis shteteve anëtare dhe Komisionit”, u shprehte ai në 26 Tetor./albeu.com/.