Gjinushi: Meta nuk ka të drejtë të refuzojë dekretimin
Kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skëndër Gjinushi
ka reaguar menjëherë pas refuzimit nga ana e presidentit Meta për postin e tij në krye të këtij institucioni.

Sipas Ora news, Gjinushi është shprehur se Presidenti nuk është komision hetimor që të mos dekretojë zgjedhjen e tij.

Sipas Gjinushit, Meta nuk ka të drejtë të refuzojë dekretimin.

Skënder Gjinushi u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave me 35 vota në një garë pa rivalë. Në total votuan 43 akademikë.

Akademiku Artan Fuga dhe Partia Demokratike i cilësuan zgjedhjet farsë. Gjinushi u zotua se do ta mbaj larg politikën nga akademia dhe se do ta reformojë atë.
Shtuar më 12/07/2019, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori