Terror në një lagje më SHBA, vriten 6 persona

Gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e një sulmi të armatosur në një lagje në Misisipi, në SHBA.

Mediet lokale raportojnë se një person I armatoisur ka qëlluar për vdekje banorë të ndryshëm në një komunitet në Misispi.

Autori është arrestuar. Nuk dihet ende motivi i sulmit të përgjakshëm. Një nga viktimat dhe u vra brenda një dyqani në Arkabatla, ndërsa një grua u sulmua brenda shtëpisë së saj, disa kilometra larg vendit ku ndodhi vrasja e parë. Burri i saj u plagos.

Oficerët e policisë që kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur edhe katër trupa të tjerë, dy brenda një shtëpie dhe dy jashtë saj. Katër trupat u gjetën pranë banesës së të arrestuarit./albeu.com/


Shtuar 17.02.2023 21:42