Flet avokati i Mikel Alias: Ai është viktimë, do merrni shpjegime për të gjitha
Ditën e djeshmë Mikel Gjovalin Alia u vetëdorëzua në polici, pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpuntor për eliminimin e Eri Zefit.

Sot Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Alinë. Vetë ai, nuk ka bërë asnjë deklaratë gjatë seancës në gjykatë ku u njoh me rivlerësimine masës së sigurisë.

I vetmi që ka folur, është avokati i cili kundërshton faktin që Gjovalin Alia të ketë bashkëpunuar për ekzekutimin e mikut të tij të ngushtë.

Sipas tij Eri Zefi është një viktimë, ndërsa shpjegimet do t’i japë në një moment të dytë.

“Nuk ka asnjë dyshim që Mikel Alia të ketë nxjerrë në pritë viktimën Eri Zefin. Është thjesht viktimë. Shpjegime do të japim në një moment të dytë”


Shtuar më 13/11/2019, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori