Audi del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec dhe shkul nga vendi shtyllën elektrike, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në  aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq.

Rreth orës 16:05,  shtetasi R. L., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, njofton policia.

Siç shihet edhe në foto, Audi ka rrëzuar shtyllë e energjisë elektirke.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me shtetasin R. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Albeu.com.


Shtuar 13.09.2023 17:42

Tags: ,