"Escobari" turk mbetet në burg, Baybasin: Kam 40 ditë këtu, duhet të isha liruar
Gjykata Penale e Tiranës dha sot masën e sigurimit “arrest me burg pa afat” për trafihttp://www.albeu.com/dokumenta/foto/eskobari6.pngkantin turk. Ai ishte arrestuar në Rinas më 24 Dhjetor 2019, pasi rezulton i dënuar në Francë me 30 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Ndaj Faruk Baybašin ka një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj prokurori kërkoi që ai të ekstradohet drejt Francës. Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike nga Turqia, përmes Spanjës në Francë. Baybasin akuzohet edhe për tentativë të trafikimit të lëndëve natkotike, mbajtje të lëndëve narkotike, etj.

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Penale të Tiranës, Baybašin debatoi me gjyqtarin.

Baybasin : Dua të bëjë një pyetje. A është në fuqi ligji për të drejtat e njeriut në Shqipëri? Unë nuk kam qenë asnjëherë në Francë.

Gjyqtari Gert Hoxha: I kemi të gjitha ligjet, madje ligje që ju nuk i keni në Turqi.

Baybašin: Kam 40 ditë këtu, duhet të isha liruar, në bazë të të drejtave të njeriut.

Gjyqtari: Kur të shkoni në Francë kërkoni ndryshimin e vendimit, i cili u mbaron në vitin 2043. Ndaloj ekstradimin në Francë vetëm nëse rezulton gjatë gjykimit që nuk mund të bëhet një gjë e tillë.

Prokurori i çështjes Avni Kraja kërkon vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg” pasi masa e caktuar në dhjetor skadonte sot. Avokati mbrojtës kërkon shuarjen e masës së sigurisë. Sakaq në përfundim të seancës gjykata vendosi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” pa afat.

Gjykata do i vërë në dispozicion të gjitha aktet e vendimit të dënimit në Francë, të cilat do përkthehen me afat dy javor. Seanca e radhës në datën 04 shkurt, ora 10:00.

“Eskobarët e Europës”, trafikanti turk debat me gjyqtarin: A keni ligj për të drejtat e njeriut?!
Shtuar më 21/01/2020, ora 12:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori