Zhdukja misterioze e Ervis Martinajt, ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Këto janë tri versionet që duhen ngritur

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci thotë se janë tre versionet që prokuroria duhet të ngrejë për çështjen e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Beci tregoi këto tre versione, ku theksoi se prokuroria duhet të bashkëpunojë me policinë.

“Versionet janë versionet e hetimit. Largimi i vullnetshëm i personit, ose ajo që quhet vetëzhdukje. Për shumë arsye, zhduket, humbet çdo gjurmë, për shumë arsye, qoftë për problemet, precedentët apo për borxhet, flas në teori pse ndodh një gjë e tillë.

Pika e dytë, rrëmbimi apo mbajtja peng e personit, kemi apo jo pasojë, është tjetër problem dhe versioni tretë, vrasja e drejtpërdrejtë e personit. Këto janë tre versionet dhe këto tre versione, jo policia, por edhe prokuroria së bashku duhet t’i eleminojnë njëra me tjetrëm”, theksoi ai.


Shtuar 25.12.2022 08:51